Telegrafi

Hadergjonaj flet pas grumbullimit me Zvicrën

Florent Hadergjonaj është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja A e Zvicrës.

Mbrojtësi kosovar që ditë më parë deklaroi për Telegrafin se do të luaj vetëm ndeshjen miqësore dhe jo kualifikuese ka folur rreth grumbullimit të tij.

22-vjeçari thotë se është ndjenjë e mirë për të grumbullimi te Zvicra.

Ai ka përmendur edhe bashkëvendësin e tij Valon Behramin duke kujtuar golin ndaj Turqisë në vitin 2005.

“Është ndjenjë e bukur për të qenë i grumbulluar me Kombëtaren për herë të parë”, deklaroi Hadergjonaj.

“Më parë unë isha i çmendur për Valon Behramin. Goli i shënuar ndaj Turqisë ishte i paharruar”, tha mbrojtësi i djathtë.

Hadergjonaj aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Ingolstadt, mirëpo ai pritet të largohet nga aty për një ekip më të madhe gjatë verës.

Në 25 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga, Florenti ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/

Florent Hadergjonaj në momentin që arriti në kampin stërvitor të Zvicrës