Florent Hadergjonaj ka filluar të bëhet një titullar i padiskutueshëm tek skuadra angleze Huddersfield.
Ylli nga Kosova e nisi ndeshjen nga minuta e parë për skuadrën bardh e kaltër në përballje me Watfordin.
Huddersfield arriti një fitore të madhe në udhëtim 1-4, ndërsa Hadergjonaj shkëlqeu në fazën defensive.
Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook që të flas për ndeshjen.
Ndër tjera Hadërgjonaj ka shkruar se i pret një ndeshje tjetër e vështirë ku synojnë tri pikët ndaj Southampton.
“Fitore e madhe në udhëtim tek Watford. Tani na pret ndeshja e radhës ndaj Southampton ku synojmë tjetër rezultat pozitiv”, ka shkruar Hadergjonaj.
Javën e kaluar Florenti ishte inkuadruar nga banka rezervë në humbjen ndaj Chelseat, por asistoi tek goli i vetëm i skuadrës së tij 1-3.
Kujtojmë që Hadergjonaj është i huazuar tek Huddersfield nga Ingolstadt dhe skuadra angleze ka të drejtën e riblerjes për pesë milionë euro. /Telegrafi/