Telegrafi

Hadergjonaj fantastik, në formacionin e javës në Bundesliga

Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj ka vazhduar të shkëlqej në elitën e futbollit gjerman.

Anëtari i skuadrës elitare në Gjermani, Ingolstadt ka qenë edhe në një ndeshje titullar.

Hadergjonaj ishte fantastik në fitoren befasuese të Ingolstadit në udhëtim tek Bayern Leverkusen.

21-vjeçari mori notë të lartë (8.00) nga portali i njohur WhoScored.

Kësisoj pas përfundimit të javës së 15-të në Bundesliga, WhoScored e ka vendosur Hadergjonajn në formacionin e javës në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/

Formacioni i javës në Bundesliga nga WhoScored