Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj ka vazhduar të shkëlqej në elitën e futbollit gjerman.
Anëtari i skuadrës elitare në Gjermani, Ingolstadt ka qenë edhe në një ndeshje titullar.
Hadergjonaj ishte fantastik në fitoren befasuese të Ingolstadit në udhëtim tek Bayern Leverkusen.
21-vjeçari mori notë të lartë (8.00) nga portali i njohur WhoScored.
Kësisoj pas përfundimit të javës së 15-të në Bundesliga, WhoScored e ka vendosur Hadergjonajn në formacionin e javës në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/