Kampionati gjerman, Bundesliga është afër përfundimit të stinorit 2016/17.
Kësisoj skuadrat që po luftojnë për mbijetesë dhe ato për një vend në garat evropiane janë në luftë të pikëve.
Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj kërkon fitore me skuadrën e tij në ndeshjen e parafundit në Bundesliga.
Ingolstadt do të përballet në udhëtim me Freiburgun e Amir Abtrashit.
“Freiburg kërkon Evropën dhe këtë ma ka thënë miku im Amir Abrashi pasi kam biseduar këtë javë në telefon”, deklaroi Hadergjonaj.
“Do të jetë tejet e vështirë për ne dhe e dimë këtë. Por ne do të tentojmë t’i marrim pikët e plota”.
“Synimi ynë është të marrim dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe pastaj të shpëtojmë”, përfundoi Hadergjonaj. /Telegrafi/