Telegrafi

Hack Day Prishtina 2013 në Kolegjin Universum

‘Hack Day’, ka për qëllim mbledhjen e apasionantëve të programimit, zhvillimit softuerik, administrimit të sistemeve, etj., me qëllim të demonstrimit të aftësive të tyre në lidhje me teknologjinë kompjuterike dhe sigurinë e pajisjeve kompjuterike. Përpos qëllimit edukativ, fituesi i kësaj ngjarje do të përfitojë epitetin e më të mirit për Hack Day 2013, dhe bursë në vlerë prej €3600.

Kjo garë ka qellime edukative dhe rreptësisht ndalohet ‘hacking’ apo sulmi në sisteme që nuk janë pjesë e lojës. Asnjë aplikacion, ueb, sistem, apo ndonjë njësi teknike në cfardo forme, i/e cili është live, nuk do të jetë pjesë e lojës dhe nuk duhet te sulmohet. E gjithë gara është përgatitur enkas per Hack Day Prishtina 2013 @ Universum.

Gjatë ditës së neserme, do të kemi kënaqsinë që nga Kampusi qendror i Yahoo në Kaliforni, të lidhet direkt me video-konfernece, studenti osovar Bajram Hoxha i cili është përzgjedhur për të marrë pjesë në Yahoo Hack Day USA.

Hack Day është ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë dhe organizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta që Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Universum ka përgatitur për këtë vit.