Site icon Telegrafi

Me Haalandin në sulm, kështu do të duket Manchester City i ri

Erling Haaland tashmë ka zyrtarizuar kalimin te Manchester City, ku nga 1 korriku do të bashkohet me klubin anglez.

Për kartonin e 21-vjeçarit klubi nga Etihad pagoi te Borussia Dortmundit plot 75 milionë euro për klauzolën e tij të largimit.

Me ardhjen e sulmuesit norvegjez në skuadër, Pep Guardiola do të ketë një super skuadër të dispozicion.

Lexo po ashtu Zyrtare: Manchester City konfirmon transferimin e Erling Haalandit

Edhe pse Manchester City i kishte disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim, me ardhjen e Haaland, janë kthyer në një super skuadër, pasi tashmë kanë një sulmues që garanton mbi 30 gola në sezon.

Mail Online Sport ka publikuar një formacion se si do të duket Manchester City në sezonn 2022/23.

Në portë është Ederson, ndërsa në mbrojtje janë të renditur Joao Cancelo, Aymeric Laporte, Ruben Dias dhe Kayle Walker.

Në mesfushë do të jenë emra si Rodri, De Bruyne dhe Bernardo Sivla.

Sulmi do të përbehet me Erling Haaland që do të mbështet nga Phil Foden dhe Riyad Mahrez, edhe pse ka edhe emra të tjerë për dy krahët e sulmit.

Pep Guardiola do të ketë më shumë zgjidhje në fazën e sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version