Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka uruar Erling Haalandin për transferimin e tij te Manchester City në një mënyrë të pazakontë.
Ylli më i madh i futbollit norvegjez këtë verë e zëvendësoi fanellën e Borussia Dortmundit me atë të Manchester Cityt, ndërsa një mesazh urimi për Haalandin erdhi edhe nga edhe legjendari norvegjez Ole Gunnar Solskjaer.
Solskjaer është një legjendë e Manchester United dhe sigurisht që nuk është i lumtur që Haaland zgjodhi Cityn para Djajve të Kuq, por mezi pret zhvillimin e sulmuesit të ri.
Ndaj ai e ka uruar në mënyrë të pazakontë, pra me mesazhin se kishte zgjedhur “Mançesterin e gabuar”.
“Kur firmosa për Cityn, ai më përgëzoi me mesazhin ‘fat në anën e gabuar të Mançesterit’. Ne flasim shpesh. Siç e dini, ai pati një ndikim të madh në karrierën time kur isha në Molde. Ai është një njeri i mirë”, ka thënë Haaland për Solskjaer për Manchester Evening News.
Erling Haaland on Ole Gunnar Solskjær: “When I signed with City he congratulated me and wrote to me ‘Good luck on going to the wrong side of Manchester’ pic.twitter.com/gxwCyaagaF
— SPORTbible (@sportbible) July 14, 2022
Ishte Solskjaer ai që u përpoq në të gjitha mënyrat për të sjellë Haaland gjatë kohës që ishte trajner i Man United./Telegrafi/