Site icon Telegrafi

Haaland i trishtuar me largimin e Sanchos nga Dortmundi

Erling Haaland ka reflektuar rreth transferimit të Jadon Sancho prej 85 milionë eurosh te Manchester Unitedi, me sulmuesin e Borussia Dortmund që ka thënë se ndihet i trishtuar me largimin e partnerit ideal të tij.

Një kalim në Old Trafford për sulmuesin anglez është diskutuar tash e disa kohë, me Djajtë e Kuq që më në fund kanë finalizuar një marrëveshje këtë verë pasi ata paguan shifrën që kërkohej nga Dortmundit për 21-vjeçarin.

Dortmundi ishte shitës ngurrues dhe janë të zhgënjyer kur panë një aset të çmuar që rrëshqiti nga duart e tyre, dhe sulmuesi norvegjez, Haaland, tani është midis atyre që kërkojnë të formojë një partneritet tjetër që do të japë të njëjtin rezultat përfundimtar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dortmundi konfirmon transferimin e Sanchos te Manchester Unitedi

“Unë dhe Jadon e kuptuam shumë mirë njëri-tjetrin dhe ai është një lojtar i mirë”, ka thënë fillimisht Haaland kur u pyet për largimin e Sanchos.

“Kështu që sigurisht është e trishtuar që ai u largua, por kështu është futbolli. Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë”.

Lexo po ashtu Zbulohen pagat e Manchester Unitedit pas transferimit të Sanchos - De Gea më i paguari, Bruno Fernandes i teti

“Por, unë mendoj se ka shumë lojtarë të tjerë të mirë me të cilët kam një bashkëpunim të mirë dhe mund të bëhen edhe më të mirë”.

“Ne duhet të shohim me kë përputhem më mirë”, përfundoi ylli i Dortmundit. /Telegrafi/

Exit mobile version