Erling Haaland vazhdon të çmend të gjithë Anglinë dhe jo vetëm me formën e tij të jashtëzakonshme.
Sulmuesi norvegjez shkëlqeu edhe në derbin e Manchesterit ku City mposhti rivalin lokal United me rezultat 6-3, derisa Haaland shënoi het-trik.
Ka qenë një shkëlqim i gjithë skuadrës së Cityt, por Haaland fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes për faktin se përpos tre golave asistoi edhe në dy të tjerë.
Gjithsesi vet futbollisti ka thënë se ka pasur një ndjenjë të mirë disa ditë para ndeshjes se do t’i ndodhte diçka e bukur.
“Kurrë nuk kam shënuar tre het-trika në tre ndeshje në shtëpi. Është e mahnitshme diçka e tillë”.
“Gjithmonë kam besim, nuk kam vuajtur kurrë për këtë gjë. E ndjeva që disa ditë para ndeshjes se diçka e veçantë do të ndodhte dhe disa gjëra speciale ndodhën”.
“Është shumë bukur. Këto janë ndeshjet që dua të luaj, këto janë duelet më të mira, janë diçka ekstra”.
“Mund të kishte pasur edhe më shumë gola, por në pjesën e dytë u shtrënguam disi. Nuk kishim të njëjtën shkathtësi”.
“E humbëm pjesën e dytë dhe kjo nuk është diçka e mirë, ndaj duhet ende të punojmë”, ta Haaland. /Telegrafi/