Telegrafi

Haaland shënon përsëri, Man City dyfishon rezultatin në derbi

Erling Haaland ka shënuar përsëri në derbin ndaj Manchester United duke dyfishuar epërsinë e mysafirëve dhe duke iu afruar kështu edhe më shumë fitores.

Po zhvillohej minuta e 48-të e takimit kur Jack Grealish bën një harkim fantastik në zonë për të gjetur kokën e Haaland i cili ishte lënë krejtësisht i lirë në zonën e rrezikshme për të shënuar për 2-0.

https://twitter.com/centregoals/status/1718669721497723382

Ky ishte goli i 11-të për norvegjezin në elitën e futbollit anglez këtë edicion./Telegrafi/