Telegrafi

Haaland sërish futet nga banka dhe dhuron spektakël – shënon dy herë në fitoren e thellë të Borussia Dortmund

Borussia Dortmund e ka mposhtur Kolnin me rezultat të thellë 5-1 në ndeshjen hapëse të javës së 19-të në Bundesliga.

Milionët e dominuan sfidën nga fillimi deri në fund, pasi arritën që të shënonin që në minutën e parë me Raphael Guerreiron.

Marco Reus dhe Jadon Sancho  shënuan dy golat e tjerë, para se të vinte goli i vetëm i Koln me Mark Uth (3-1).

Pas kësaj ishte momenti i Erling Braut Haaland që u fut në lojë në minutën e 65-të.

Fillimisht e gjeti rrjetën në minutën e 77-të, kur shënoi nga një top i kthyer nga mbrojtja.

 

Më pas goli i dytë i tij personal ishte shumë i bukur, pasi e kaloi edhe portierin për të shënuar për 5-1.

 

Me këto dy gola ai ka shkuar në kuotën e pesë golave me Borussia Dortmundin në vetëm dy ndeshje.

 

Për Koln 10 minuta luajti edhe Elvis Rexhbecaj. /Telegrafi/