Telegrafi

Haaland qesh me thashethemet: Nuk e refuzova Unitedi shkaku i parave, Raiola më i miri në botë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland ka hedhur poshtë pretendimet që kërkesa e tij për pagë ka pamundësuar transferimin te Manchester Unitedi.

Haaland ka nisur intervistën e tij me disa lëvdata ndaj menaxherit të Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer dhe insistoi se ai u bashkua me Dortmundin sepse ishte lëvizja e duhur për karrierën e tij.

“Ole ka qenë shumë i rëndësishëm për mua për të arritur aty ku jam sot. Por, ne arritëm në përfundimin se Dortmundi ishte opsioni më i mirë për mua”, ka thënë fillimisht Haaland në një intervistë për Viasport.

Lexo po ashtu Haaland zbulon se përse e refuzoi kalimin te Manchester United

“Ky ishte vendi ku u ndjeva më mirë, dhe për këtë arsye kalova te Dortmundi”.

Në lidhje me thashethemet se Unitedi nuk pranoi kërkesat e tij për pagë, sulmuesi norvegjez mohoi një gjë të tillë.

“Jo, gazetarët që shkruajnë do të duhet të flasin për këtë. Ata do të duhet të më shpjegojnë nëse më takojnë. Nuk është fokusi im”.

“Është paksa komike nëse do ta merrja atë etiketë. Të gjithë njerëzit më të afërt me mua e dinë se nuk është lloji i personit që jam”.

Lexo po ashtu Zorc tregon si e bindën Haalandin ta zgjidhte Dortmundin para Juves e Unitedit

Haaland gjithashtu vlerësoi agjentin e tij Mino Raiola, një nga figurat më popullore në futboll.

“Ai është më i miri në botë me atë që bën, po aq i thjeshtë. Ai është agjenti më i mirë”, përfundoi ylli norvegjez. /Telegrafi/