Site icon Telegrafi

Haaland, plani B i Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germainë është duke tentuar që të transferoje një emër të madh gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Skuadra franceze e di se Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi, madje raportohet se ka nënshkruar edhe kontratë me 50 milionë euro në vit.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG po shikon opsione më të mirat e mundshme, në mesin e tyre edhe ajo e qëndrimit të Mbappes – si shpresë e fundit e zbehtë.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët që synon Barcelona t'i largojë, për t'ia bërë vendin Haalandit

Por, nëse francezi e konfirmon se nuk qëndron në Parkun e Princave, atëherë klubi parisien do të shkojë “all-in” për Erling Haaaland.

Sulmuesi norvegjez është i gatshëm që të largohet nga Borussia Dortmundi dhe të shkojë në një skuadër edhe më të madhe.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea, Manchester United, janë në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e Haaland. /Telegrafi/

Exit mobile version