Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Brentfordit në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit anglez.
Mysafirët arritën që të kalojnë në avantazh që në aksionin e parë të krijuar përmes Yoanne Wissa (1’) i cili shfrytëzoi një top të kthyer në zonë për të shënuar me kokë për 1-0.
‘Qytetarët’ arritën të barazojnë rezultatin pas një aksioni të bukur ku Kevin De Bruyne asistoi tek Erling Haaland i cili realizoi për 1-1.
Ishte pikërisht sulmuesi norvegjez ai i cili shënoi edhe për rezultatin 2-1 në minutën e 32-të, kësaj radhe duke u asistuar nga portieri Ederson i cili e gjeti atë për mrekulli në zonën kundërshtare.
Erling Haaland this season:
⚽
⚽⚽⚽
⚽⚽⚽
⚽⚽— B/R Football (@brfootball) September 14, 2024
Në pjesën e dytë Man City pati disa raste të mira shënimi por megjithatë nuk arritën që ta gjejnë edhe golin e tretë.
Jack Grealish dhe Erling Haaland patën secili nga një mundësi të mirë shënimi, por Flekken nuk lejoi që të mposhtet.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti po ai i pjesës së parë dhe kështu Man City ‘rrëmbeu’ tri pikë falë dy golave të Haaland i cili po kalon në një formë fantastike këtë sezon.
Man City tashmë ka 12 pikë të grumbulluara pas katër xhirove dhe po udhëheq tabelën e Ligës Premier, ndërsa Brentfordi ka tetë sosh dhe mban momentalisht pozitën e katërt./Telegrafi/