Erling Haaland është kthyer të flas për talljen që ia bënë Neymar dhe bashkëlojtarët e tij gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe në vend të ndonjë fyerje apo diçka të tillë, ai ka falënderuar yllin e PSG-së për ndihmën e tij për të përhapur një mesazh të rëndësishëm.
Sulmuesi sensacional norvegjez bëri një fillim të mrekullueshëm te Borussia Dortmundi duke shënuar shumë gola pas transferimit në afatin e janarit.
Haaland shënoi dy herë kundër PSG-së në fitoren 2-1 të Dortmundit në ndeshjen e parë të 1/16-tës të Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.
Por, një fotografi e rreme e ‘Snapchat’ filloi të qarkullojë që tregonte sulmuesin e Dortmundit duke u argëtuar dhe duke e cilësuar Parisin si qytetin e tij.
PSG mposhti Dortmundin 2-0 në ndeshjen kthyese dhe Neymar, i cili shënoi e parë, ndërsa festoi duke imituar dhe tallur Haalandin në stilin e meditimit.
Haaland, i cili ishte blerë për rreth 25 milionë euro nga nga RB Salzburg, më në fund theu heshtjen dhe pranoi se nuk ishte i lumtur me festimin e tij duke u tallur, por falënderoi ata që iu bashkuan kampanjës së tij.
“Jo, jo në të vërtetë”, ka thënë fillimisht Haaland për ESNP kur u pyet nesh festa e lojtarëve të PSG-së e la të mërzitur.
“Unë mendoj se ata më ndihmuan shumë për të reklamuar meditimin në botë dhe për t’i treguar gjithë botës se meditimi është një gjë e rëndësishme”.
“Kështu, unë jam mirënjohës që më ndihmuan për këtë”, përfundoi 19-vjeçari.
Ndryshe, lojtarët e PSG u kritikuan shumë për talljen kolektive ndaj Haalandit pasi Dortmund u eliminua nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/