Telegrafi

Haaland më në fund flet për Hojlund pas krahasimit me sulmuesin e United

Erling Haaland ka vlerësuar ndikimin që ka pasur Rasmus Hojlund tek Manchester United pas startit të vështirë të karrierës së tij në “Old Trafford”.

Sulmuesi danez ka një rol vital në ekipin e Ten Hag dhe kjo u dëshmua nga mungesa e tij në derbin e Mançesterit ku “Djajtë e Kuq” nuk arritën të krijojnë pothuajse asgjë përveç golit të Rashford.

“Starti i tij ishte paksa i vështirë por ai është bërë shumë më i mirë dhe kur ne luajtëm kundër tyre ai ishte shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Haaland.

“Ai është i ri, njësoj si unë. Unë nuk jam më i riu më, por ai është ende i ri. Ai duhet të vazhdojë të zhvillohet sepse si sulmues i Manchester United ju duhet të shënoni gola gjithashtu”, është shprehur norvegjezi.

Lexo po ashtu Erling Haaland e ka bërë të qartë se kush është fajtori kryesor që ai nuk iu bashkua Manchester United

Hojlund nuk arriti që të shënojë asnjë gol në 14 ndeshjet e tij të para në Ligën Premier, por goli i tij në ‘Boxing Day’ ndaj Aston Villës, e ‘ringjalli’ formën e tij, ndërsa tani numëron tetë gola në tetë ndeshjet e tij të fundit.

Dyshja janë krahasuar shpeshherë gjatë këtij sezoni, kjo edhe për shkak të ngjashmërisë së emrave të tyre, rrugëtimit në karrierë dhe faktit që të dy janë biondë, janë nga Skandinavia dhe luajnë për rivalët e Mançesterit./Telegrafi/