Site icon Telegrafi

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Pasi u ra dakord të paktën edhe një vit bashkëpunimi me Pep Guardiolën, Manchester City filloi një punë tjetër të madhe, që është të sigurojë që Erling Haaland të qëndrojë në Etihad Stadium.

Tre ditë më parë u ra dakord për një kontratë tjetër njëvjeçare mes Guardiolës dhe Manchester Cityt, me opsion vazhdimi edhe për një vit.

Lajmi u konfirmua nga mediat më të respektuara në botë, përfshirë gazetarin Fabrizio Romano dhe klubi duhet ta zyrtarizojë së shpejti.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Guardiola rinovon për një sezon me Manchester Cityn

Por kjo nuk është e vetmja punë e madhe në Etihad tani. Negociatat me Haaland dhe agjentët e tij janë në vazhdim, dhe synimi i Cityt është të mbajë sulmuesin e tyre vrasës për shumë vite.

Mediat angleze raportojnë mëngjesin e sotëm se për Haaland është gati kontrata më e madhe në historinë e futbollit anglez. Kjo është një pagë javore prej 600 mijë eurosh.

Kjo është paga më e lartë e parë ndonjëherë në futbollin anglez, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Kevin De Bruyne, i cili aktualisht fiton 480 mijë euro në javë.

 

Sipas informacioneve të fundit, Haaland është i kënaqur me kushtet financiare të kontratës, por jo me klauzolën e blerjes dhe kjo është e vetmja gjë që “frenon” finalizimin e bashkëpunimit.

Problem për Haaland është klauzola e blerjes prej 170 milionë eurosh, të cilën futbollisti nuk dëshiron ta përfshijë në kontratë, ndaj pritet ende “shtrëngimi i duarve” përfundimtare.

Megjithatë, siç raporton The Mirror, ka pasur zhvillime pozitive edhe në këtë rast dhe marrëveshja mund të finalizohet së shpejti, veçanërisht pasi Guardiola vendosi të qëndrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version