Site icon Telegrafi

Haaland mban mbi supe Borussia Dortmundin – shënon dy herë, njëri prej tyre super gol

Borussia Dortmund ka fituar ndaj një kundërshtari direkt si Wolfsburg për një vend në Ligën e Kampionëve.

Milionerët fituan me rezultat 2-0 me të dy golat e shënuar nga Erling Haaland.

Norvegjezi shënoi fillimisht në minutën e 12-të me një goditje të bukur brenda zonës.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1385961237654159368

Haaland golin e dytë e shënoi në minutën e 68-të atëherë kur skuadra ishte me një lojtarë  më pak në fushë.

Ai mori një top në fushën e tij dhe me shpejtësinë që e karakterizon u fut në mesin e dy mbrojtësve për të shënuar për 2-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1385972028000309249

Me dy golat e sotëm Haaland shkon në kuotën e 25 golave sezonal.

Borussia Dortmund aktualisht ka 55 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version