Site icon Telegrafi

Haaland mbajti një fjalim pasionant në zhveshtoren e Man Cityt, pasi theu rekordin e Ligës Premier

Erling Haaland foli nga zemra pasi theu rekordin e golave ​​në Ligën Premier për një sezon të vetëm, pas shënimit kundër Ëest Ham të mërkurën mbrëma.

Norvegjezi shënoi golin e dytë në fitoren 3-0, me Nathan Ake dhe Phil Foden që gjeten golin gjithashtu, ndërsa City u kthye në krye të tabelës.

Ky ishte goli i 51-të i Haaland në të gjitha garat dhe i 35-ti i sezonit në Ligën Premier, duke mposhtur rekordin prej 34 goalve nga dyshja legjendare Andy Cole Alan Shearer, i cili e bëri atë në 42 ndeshje në vitet 1990.

Lexo po ashtu Rekordthyesi Haaland shkruan historinë në Ligën Premier

Haaland e bëri atë në 31 ndeshjet e tij të para në ligën angleze dhe ende ka pesë ndeshje të tjera për të shtuar rekordin e tij mbresëlënës.

22-vjeçari u nderua nga lojtarët dhe trajnerët e Cityt teksa doli nga fusha e Etihad Stadium dhe u shfaqën pamjet e tij duke mbajtur një fjalim brenda zhveshtores.

Lexo po ashtu Theu rekordin e golave në Ligën Premier, por përgjigja e Haaland tregon se atij nuk i bën përshtypje kjo gjë

Me flokët e tij të lëshuara, Haaland mbajti një fjalim të shkurtër dhe të ëmbël, por ishte i qartë se sa shumë do të thotë një sukses i tillë për të.

“Nuk di çfarë të them më shumë, por jam shumë i lumtur dhe ju falënderoj shumë!”, dëgjohet Haaland duke u thënë bashkëlojtarëve.  /Telegrafi/

Exit mobile version