Manchester City e ka shënuar edhe golin e pestë ndaj rivalit lokal Manchester United, në derbin që po luhet në javën e nëntë në Ligën Premier.
Derisa 45 minutat e dytë filluan më mirë për Djajtë e Kuq, pasi shënuan për 4-1 me anë të Antonys, vuajtja e tyre në “Etihad Stadium” po vazhdon.
Erling Haaland ia ka dalë që të realizon het-trikun e tij në minutën e 64-të, me Sergio Gomes që ishte asistuesi.
Sulmuesi norvegjez me këtë het-trik ka shkuar në kuotën e 14 golave deri më tani në këtë sezon, derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/
https://twitter.com/PLFSTS/status/1576578892076576768