Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland kompletoi vetëm dy pasime në fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Bournemouth – numri më i ulët që ka bërë ndonjë lojtar në ekipet e Pep Guardiolas ndër vite te klubi anglez.
Haaland iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në korrik dhe ai pasi fitoi titullin e Ligës Premier pa një sulmues të deklaruar sezonin e kaluar, shumë pyesnin se si do të përshtatej.
22-vjeçari dështoi në ndeshjen e Community Shield kundër Liverpoolit muajin e kaluar, por arriti të shënojë të dy golat në një fitore 2-0 ndaj West Ham Unitedit të dielën e kaluar.
City mirëpriti Bournemouthin e sapo promovuar në Etihad Stadium të shtunën dhe mori një fitore të rehatshme, pa shumë përfshirje nga Haaland.
Haaland ndihmoi në golin e shënuar nga Ilkay Gundogan për epërsinë 1-0 pas 19 minutave dhe pas kësaj, pasimi i tij i vetëm i kompletuar me sukses ishte fillimi i pjesës së dytë.
⏱ 19’ Assist for Gundogan
⏱ 46’ Kick off? Erling Haaland only completed 2(!) passes in Manchester City’s 4-0 win over Bournemouth today
? 100% pass success rate though though…
— WhoScored.com (@WhoScored) August 13, 2022
Të paktën ai është larguar nga loja me një përqindje suksesi prej 100 për qind.
Në përgjithësi, reprezentuesi norvegjez kishte tetë prekje përpara se të zëvendësohej nga Julian Alvarez 16 minuta para përfundimit të ndeshjes. /Telegrafi/