Site icon Telegrafi

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka vazhduar të shkruaj histori, duke bërë edhe një arritje të madhe në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi siguroi një fitore dramatike me rezultat 3-2 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it për një vend në fazën e 1/8-tës në garën elitare evropiane të klubeve.

Pavarësisht humbjes, ylli i Cityt, Erling Haaland, i ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij.

Me dy golat e tij, norvegjezi 24-vjeçar ka kaluar tani legjenda si Andriy Shevchenko dhe Zlatan Ibrahimovic në renditjen e të gjitha kohërave të golashënuesve ​​në Ligën e Kampionëve, duke vendosur veten në vendin e 10.

 

Haaland ka shënuar 49 gola në vetëm 48 ndeshje, një rekord mahnitës. Në krahasim, Shevchenko shënoi 48 gola në 100 ndeshje, ndërsa Ibrahimovic arriti të njëjtin numër në 124 ndeshje.

Deri më tani këtë sezon, Haaland ka regjistruar 27 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje në klubin nga Etihad. /Telegrafi/

 

Exit mobile version