Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland së fundmi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2034 duke befasuar të gjithë me kohëzgjatjen e saj.
Sipas mediumit Fichajes, marrëveshja e re e Haaland përfshin një klauzolë që i lejon atij të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm, duke i dhënë sulmuesit norvegjez më shumë kontroll mbi të ardhmen e tij.
Klubet evropiane, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën dhe PSG-në, mbeten të interesuara për Haaland, nëse ai vendos të largohet nga Etihad.
Megjithatë, klauzola e largimit të Haaland thuhet se nuk mund të hyjë në funksion apo të përdoret para vitit 2029.
24-vjeçari ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 31 ndeshje për Manchester City këtë sezon. /Telegrafi/