Site icon Telegrafi

Haaland i jashtëzakonshëm, ndihmoi gjyqtarin dhe në të njëjtin aksion shënoi gol ndaj Copenhagen

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland po i bënë gjërat të duken kaq të lehta për momentin, saqë ai madje pati kohë për të ndihmuar gjyqtarin gjatë ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve me FC Copenhagen.

Haaland, 22 vjeç, shënoi dy gola në fitoren 5-0 të Cityt në Etihad për të ruajtur rekordin e tyre 100 për qind në garën elitare ekipore këtë sezon.

Reprezentuesi norvegjez tani ka shënuar 19 gola në vetëm 12 ndeshje që kur iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund.

Atij iu deshën vetëm shtatë minuta për të hapur rezultatin kundër Copenhagës, me një goditje që nuk i dha asnjë shans portierin kundërshtar Kamil Grabara.

Megjithatë, goli i dytë ‘vodhi gjithë shfaqjen’, duke treguar aftësitë e jashtëzakonshëm që posedon sulmuesi norvegjez.

Ndërsa City shtynte për një gol të dytë, tifozët me sy shqiponjë vunë re një moment që përfshinte Haaland dhe gjyqtarin Donatas Rumsas.

Ylli norvegjez ndihmoi gjyqtarin duke ia dhënë shkumën që i kishte rënë nga xhepi, ndërsa në të njëjtin aksion shënoi golin e dytë.

Ky moment po vlerësohet lartë nga tifozët në rrjetet sociale, duke mbetur të befasuar nga niveli i Haalandit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version