Lajmet për Erling Haaland që vijnë vazhdojnë të befasojnë, jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për procesin e rritjes së tij si lojtar.
Talenti i tij kishte rënë në sytë e RB Salsburgu në Austri, ku shkëlqeu dhe pastaj e bleu Borussia Dortmund.
Por norvegjezi që luajti te Molde në Norvegji, fillimisht kishte një problem, pasi fiziku i tij filloi të rritej (tani 1.94 metra i gjatë).
Për këtë arsye atij iu desh të punojë me një trajner personal si Borre Steenslid, i cili e ndihmoi për të zhvilluar edhe masën e duhur muskulore.
“Fiziku i tij përgjigjet kaq mirë në stërvitje duke shfrytëzuar edhe përparësitë gjenetike”.
“Ka shuar 12 kg masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse ishte zgjatur 20 centimetra në një kohë relativisht të shkurtër dhe trupi i tij ishte çekuilibruar. Na u desh ta nisnim nga fillimi”, ka treguar trajneri i tij personal. /Telegrafi/