Telegrafi

Haaland het-trik, vazhdon forma e tij e çmendur – Norvegjia me hapa të sigurt drejt Katar 2022

Erling Haaland thjesht nuk mund të ndalojë së shënuari, ku në ndeshjen e fundit Norvegjia fitoi ndaj Gjibraltarit në Oslo me rezultat 5-1.

Pas humbjes së Turqisë nga Holanda (6-1), Norvegjia e kishte më lehtë  dhe fitorja e thellë i mban ata ende në garë.

Kristian Thorstvedt e hapi ndeshjen pas 23 minutash, para se Haaland me dy gola në minutat 27-të dhe 29-të.

Reece Styche do të shënonte gol për Gjibraltarin në minutën e 43 për 3-1, rezultat me të cilin do të mbyllej pjesa e parë.

Alexander Sorloth shënoi me tu futur në lojë për 4-1, para se të zëvendësohej pastaj shkaku i një lëndimi.

Haaland e kompletoi pastaj het-triku në minutën e parë të shtesës për 5-1.

Norvegjia regjistroi 40 gjuajtje në portë dhe kishte 75 për qind të posedimit të topit.

Norvegjinë aktualisht janë shumë në një pozicion të fortë për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2022.

Ata aktualisht kanë pikë të barabartë, 13 pikë me Holandën, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje. /Telegrafi/