Site icon Telegrafi

Haaland harron ‘fair play’-in, shënon në portën e Hoffenhaim duke krijuar rrëmujë

Ndeshja e Bundesligës mes Borussia Dortmundit dhe Hoffenhaim, u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

Në fundin e ndeshjes u regjistrua një moment tensioni mes të dyja skuadrave, ku shkaktar u bë sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Gjithçka nisi te goli i barazimit në minutën e 81-të ku shënoi Haaland.

Futbollistët e Hoffenhaimit u indinjuan për faktin se Haaland nuk respektoi “fair-playn” pasi në ato momente njëri prej lojtarëve kundërshtarë ishte shtrirë në fushë i dëmtuar.

Mes të dyja ekipeve pati disa momente acarimi. Pavarësisht protestave të Hoffenhaimit, gjyqtari kryesor e konsideroi golin si të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version