Site icon Telegrafi

Haaland flet për derbin ndaj Manchesterit, nuk i frikësohet përballjes me mbrojtjen e Djajve të Kuq

Të dielën me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi i madh i Manchesterit mes Cityt e United.

Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës dhe pritet një ndeshje e zjarrtë në ‘Etihad Stadium’.

Sulmuesi i Cityt, Erling Haaland ka thënë se mezi po pret ta luaj derbin e qytetit, ku duhet të sulmojnë së bashku.

“Mezi po pres të luaj derbin tim të parë me Manchester City, do të jetë një kënaqësi e madhe. Po pres me padurim të mbërrijmë në stadiumin tonë. Shpresoj që të gjithë në klub të jenë gati për këtë ndeshje, në të cilën duhet të sulmojmë të gjithë bashkë”, deklaroi Haaland.

Norvegjezi e mbanë mirë në mendje festimin unik të Mario Balotellit në Old Traford.

“Më kujtohet kur Balotelli festoi me shkrimin në fanellë: ‘Pse gjithmonë unë?’ E mbaj mend shumë mirë atë episod pasi shënoi ndaj Manchester United. Shpresoj të luajmë futbollin tonë më të mirë. Nëse po, atëherë mendoj se do të shijojmë një pasdite të bukur”, tha Haaland.

Krejt në fund sulmuesi norvegjez tha se nuk i frikësohet përballjes me mbrojtësit e United, Raphael Varane dhe Lisandro Martinez.

“Jam gati për derbin, e kam të qartë se çfarë më pret në këtë sfidë. Nuk ekziston asnjë mbrojtës me të cilin nuk dua të përballem. Nuk ka fare rëndësi për mua se cilin kam përballë”, deklaroi bomberi norvegjez. /Telegrafi/

Exit mobile version