Manchester City ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe e ka quar në gjashtë numrin e ndeshjeve pa u mposhtur në Ligën premier.
Citizens para tifozëve të tyre kanë triumfuar 3-1 ndaj Chelseat, në një ndeshje ku shkëlqeu Erling Haaland i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.
Sulmuesi norvegjez e ka cilësuar si të shkëlqyer paraqitjen e skuadrës së tij përballë Chelseat, përkundër disavantazhit që kishin në fillim të ndeshjes.
“Ishte në përgjithësi një paraqitje e shkëlqyer, pavarësisht një fillimi të tmerrshëm. Skuadra luajti në mënyrë fantastike dhe unë jam shumë i kënaqur me rezultatin”.
“Ne patëm një fillim të vështirë, por vazhduam të shtynim dhe të luanim mirë. Pjesa e dytë ishte e njëjtë, dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë – ta mbyllim kundërshtarin në mbrojtje dhe të vazhdojmë të sulmojmë”, tha Haaland.
Tutje sulmuesi norvegjez foli për mentalitetin e nevojshëm të skuadrës së tij, por edhe për asistimin që i dha portieri Ederson.
“Kur fillon kështu, të duket sikur je në një objektiv, por ka të bëjë me qëndrimin e përqendruar dhe të qetë”.
“Është diçka që ne e praktikojmë. Ederson më ka ndihmuar shumë herë dhe saktësia e tij është thelbësore në ato momente”, tha Haaland. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VzFhGIsxrKo