Telegrafi

Haaland e pranon hapur se mund ta kishte përfaqësuar Anglinë, por çfarë e ndaloi norvegjezin

Erling Haaland mund të kishte luajtur për Anglinë në Kupën e Botës 2022 në vetëm disa javë, nëse gjërat do të shkonin ndryshe.

22-vjeçari ka përfaqësuar Norvegjinë 23 herë në nivel ndërkombëtar, duke shënuar 21 gola në një formë mahnitëse.

Ai nuk do të jetë në Katar për turneun e parë që zhvillohet në stinën e dimrit pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej.

Në një univers alternativ, Haaland mund të kishte qenë në krye të sulmit për skuadrën e Gareth Southgate duke shkuar në ndeshjet e Grupit B kundër Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit.

Kjo sepse Haaland ka lindur në të vërtetë në Angli, konkretisht në Leeds, në vitin 2000 kur babai i tij Alf-Inge po launte në “Elland Road”.

Haalandi më pas kaloi tri vjet në Manchester City, gjë që ndihmoi në ndryshimin e vendimit të tij për t’u bashkuar me kampionët e Ligës Premier vite më vonë.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit thotë se mund të kishte përfunduar duke luajtur për Anglinë nëse babai i tij do të kishte kaluar pak më shumë kohë në vend.

“Kam jetuar këtu (Angli) për tre vjet e gjysmë dhe kam jetuar në Norvegji për një kohë kaq të gjatë, kështu që atëherë ishte e natyrshme për mua të zgjidhja Norvegjinë”, shpjegoi Haaland për Goal.

“Asnjëherë nuk e dini se si do të ishte nëse babai im do të luante më gjatë në Angli apo çfarëdo, ndoshta do të isha anglez, nuk e di”.

“Por po, unë jam norvegjez dhe jam krenar për këtë”, ka shtuar më tej ai.

Në vitin 2020, Southgate kishte thënë se Haaland nuk ishte kurrë një opsion për Anglinë pasi ai ishte “i lidhur” me Norvegjinë, të cilën ai e përfaqësonte në nivele të ndryshme të të rinjve. /Telegrafi/