Manchester City po fiton ndaj Leicesterit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së 32-të.
Golin e parë e shënoi John Stones, ndërsa dy të tjerët shtoi Erling Haaland.
Sulmuesi i pandalshëm norvegjez fillimisht shënoi një penallti në minutën e 13-të, e më pas në minutën e 25-të shënoi bukur pas asistimit të Kevin De Bruyne.
Haaland arriti golin e tij të 32-të në Ligën Premier këtë sezon dhe barazoi rekordin e Mohamed Salah për numrin e golave që ka nga 38 ndeshje.
ERLING HAALAND TIES MO SALAH’S RECORD FOR MOST PL GOALS IN A 38-GAME SEASON (32) 🔥 pic.twitter.com/dTyxNG4jTF
— B/R Football (@brfootball) April 15, 2023
Vetëm Andy Cole dhe Alan Shearer kanë shënuar më shumë, nga 34 secili, por atëherë zhvilloheshin 42 ndeshje.
Kujtojmë, ky është sezoni i parë i Haaland në Angli, pasi verën e kaluar ai erdhi nga Borussia Dortmund./Telegrafi/