Këmbësorët dhe veturat janë lagur me ujëra të zeza, pasi një tub i ujërave të zeza shpërtheu pranë një autostrade.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur gypi i ujërave të zeza shpërthen dhe rrugët dhe gjithçka përreth, mbulohet me ngjyrë portokalli dhe kafe, transmeton Telegrafi.
Një tub u këput në një pjesë të rrugës që po punohej rreth orës 11 të mëngjesit të së martës 24 shtator.
Pamjet tregojnë se si ujërat e zeza arrijnë në një lartësi prej mbi 15 metra në ajër sikur të ishte një gejzer.
Veturat që në ato momente po kalonin mbulohen të tërat me këto ujëra – duke bërë që një re ngjyrë hiri të ngritët në qiell në qytetin kinez Nanning në provincën jugore Guangxi.
Shpërthimi i gypit ishte aq i fuqishëm, sa që një punonjës e ngriti në ajër në një lartësi prej 15 metrash, i cili për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime. /Telegrafi/