Trajneri portugez, Ruben Amorim, është emëruar te Manchester United dhe pritet që disa lojtarë nga skuadra e tij aktuale, Sporting Lisbona, të mund t’i bashkohen në Angli.
Sporting ka qenë një burim i besueshëm talentesh për klubet evropiane në vitet e fundit.
Amorim do të përballet me Manchester City në Ligën e Kampionëve, para se të marrë drejtimin e skuadrës së Man United.
Këta lojtarë të talentuar të Sportingut mund të luajnë rol të rëndësishëm për klubet e mëdha në Angli
GOAL ka përzgjedhur gjashtë lojtarë të Sportingut që mund të ndjekin Amorimin në Ligën Premier,
1/ Viktor Gyokeres
Një sulmues i fuqishëm nga Skandinavia, i cili ka shkëlqyer me 59 gola në 65 ndeshje për Sportingun.
Arsenali dhe Liverpooli kanë shfaqur interes për të më parë, por çmimi i lartë i lirimit ka qenë pengesë.
2/ Ousmane Diomande
Një qendërmbrojtës premtues nga Bregu i Fildishtë, 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit dhe Chelseat.
3/ Goncalo Inacio
Një qendërmbrojtës teknik dhe fizikisht dominuese, i cili është i përshtatshëm për Ligën Premier. Ai është i lidhur me Man United dhe Liverpool si pasardhës i mundshëm i Virgil van Dijk.
4/ Geovany Quenda
Një anësor i talentuar 17-vjeçar nga akademia e Sportingut që po ndiqet nga skautët e Man United.
Ai është një opsion i ri dhe premtues për sulmin e Man United.
5/ Morten Hjulmand
Shkëlqeu në Euro 2024 për Danimarkën dhe ka përmirësuar mesfushën e Sportingut që nga ardhja e tij. Man United dhe Tottenham kanë shfaqur interes për të.
6/ Marcus Edwards
Një lojtar me këmbën e majtë, i cili më parë ka luajtur për Tottenhamin. Ai ka potencialin për t’u rikthyer në Ligën Premier, veçanërisht tek Tottenhami.
/Telegrafi/