Telegrafi

Gyan Asamoha dikur luante në Arabi dhe Kinë, bënte jetë luksoze dhe paguhej 12 milionë në vit, sot thotë që ka vetëm 600 dollarë në konto

Asamoah Gyan ka qenë njëri prej lojtarëve më të paguar në botë, por tani thotë se ka falimentuar dhe ka katër muaj që nuk flet më familjen e tij. 

Ish-sulmuesi i Sunderland, finteonte 227 mijë funte në javë kur luante te Shanghai SIPG mes viteve 2015 – 2017, ndërsa tani në konton e tij ka vetëm 600 funte.

Gyan tani 33 vjeç, aktualisht luan në Turqi te Kayserispor, duke insistuar se nuk është duke u paguar.

Sipas MyNeësGh.com, kapiteni i Ganës është pyetur se a ka ndonjë konto tjetër në vendet ku kau luajtur, por insiston se ka vetëm atë në Turqi.

Gyan ka shënuar 51 gola në 105 ndeshje për vendin e tij.

“Konto ime siç e shihni edhe ju ka 600 funte”, ka deklaruar ai.

Prej vitit 2012 kur luante te Sunderland, sulmuesi e ka kaluar karrierën e tij në vendet ku paguhet jashtëzakonisht shumë.

Ai kaloi tri vite në Emiratet e Bashkuara Arabe te Al Ain, ku paguhej 200 mijë funte në javë, ku kishte formë impresive   me 123 fola në 120 ndeshje.

Ai fitoi para edhe sa ishte në kampionatin kinez, ku luajti për dy vite te Shanghai SIPG, për tu kthyer pastaj në Emirate te Shabab Al-Ahli Dubai.

Për pesë vite sa ka luajtur në Azi, ai është paguar mbi 50 milionë euro.

Thuhet se rënia e tij ka ardhur prej se ka kaluar në Turqi.

Ai nuk flet me familjen e tij që nga gushti, dhe nuk ishte me ta as në festat e fundvitit.

Gyan ka tre fëmijë, por nuk flet me ta. Vëllai i tij ka kërkuar edhe teste të ADN-s që do ta dalin në janar . Ai është takuar me gruan e tij Giftyn, në vitin 2002 dhe janë martuar në vitin 2013.

Në vitin 2017, ai ka marr një Licencë për Transportuesit Ajror nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Ganë, por për aeroplan të vogël.

Kur i ka lexuar sot shkrimet për financat e tij, Gyan ka shkruar në Twitter duke qeshur me ‘emoji’. /Telegrafi/