Site icon Telegrafi

Gvardiol zgjedh lojtarin më të nënvlerësuar të Man Cityt, befason me përgjigjen

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka bërë një zgjedhje mjaft mahnitëse për lojtarin më të nënvlerësuar në klub.

Gvardiol ishte i ftuar në emisionin Pro:Direct Soccer, i cili ndiqet nga më shumë se një milion njerëz dhe në videon 18-minutëshe, kroati u prezantua dhe foli për karrierën e tij.

Ai zbuloi se Lionel Messi është futbollisti i tij i preferuar dhe se Mateo Kovacic është shoku i tij më i mirë në futboll.

Ai u pyet gjithashtu se kush mendon se është lojtari më i nënvlerësuar i Cityt dhe përgjigja e tij ishte befasuese duke zgjedhur Kalvin Phillips.

 

“Lojtari më i nënvlerësuar? Kalvin Phillips! Para së gjithash, ai është një djalë i mirë – ai është një djalë vërtet i mirë! Dhe gjithashtu cilësitë e tij në top dhe pa top”.

“Unë mendoj se ai meriton më shumë vëmendje! Por ky është futbolli dhe ndonjëherë nuk është ashtu siç duam ne”, ka thënë Gvardiol.

Ndryshe, Phillips nuk është as pjesë e skuadrës së Cityt për sezonin 2024/25 pasi ai u huazua te Ipsëich Town për këtë sezon.

Anglezi, i cili nuk arriti të tregojë formën e tij më të mirë për Cityn pasi iu bashkua atyre nga Leeds United në vitin 2022, ka bërë pesë paraqitje për Ipswich këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version