Përderisa konsumoni vetëm herë pas here, një birrë pas stërvitjes nuk mund t’ju bëjë edhe aq shumë dëme.
Në fakt, jo vetëm kjo, por pirja e një birre pas stërvitjeve mund t’i ndihmojë trupit ta riparojë veten në të njëjtën mënyrë si një pije rikuperuese me sheqer.
Profesorët e Universitetit të Granadas kanë zbuluar se konsumimi në sasi të moderuar i birrës ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të larta të glukozës në gjak dhe e zvogëlon reagimin hormonal ndaj stresit fizik.
“Konsumimi i birrës pas një stërvitje të lodhshme e ndihmon trupin ta rikuperojë edhe humbjen e lëngjeve në të njëjtën shkallë si ujë”, ka thënë profesori i universitetit Manuel Castillo Garzon.
Vlen të ritheksohet se kjo gjë nuk bën të përsëritet, por vetëm herë pas here. /Telegrafi/