Site icon Telegrafi

A guxojnë femrat të përdorin viagra?

Qysh prej episodes së ‘Sex and the City’ ku personazhi Samantha varet nga viagra, femrat kanë qenë duke e bërë të njëjtën pyetje: a mund të funksionoj viagra edhe për mua, ndonëse nuk është e krijuar për gjininë femërore?

Kësaj pyetje më së miri iu është përgjigjur ekspertja e ‘MedExprses’, Dr. Clare Morrison, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, shtrohet pyetja: çfarë është viagra? Dr Clare shpjegon:

“Viagra është ilaç i licencuar që u ndihmon meshkujve të cilët kanë probleme me ereksion. Ilaçi përmban sildenafil, i cili funksionon duke shkaktuar muskuj të caktuar të trupit të relaksohen. Kur kjo ndodh, atëherë ka më shumë hapësirë që enët e gjakut të zmadhohen dhe më shumë gjak qarkullon në to”.

Qarkullimi i gjakut në penis është hapi final dhe më i rëndësishëm që të ndodh ereksioni.

Kur një mashkull përdor viagra, muskujt e caktuar afër enëve të gjakut në penis relaksohen dhe më shumë gjak qarkullon në penis. Kjo nuk e rritë dëshirën për të bërë seks; por thjesht e rritë qarkullimin e gjakut në penis për t’u fituar ereksioni.

Duke marrë parasysh se pilula nuk e rritë epshin seksual (që është mit i zakonshëm rreth këtij ilaçi), nuk ka logjikë që femrat ta përdorin!

Clare shpjegon se hulumtimet shkencore të cilat e kanë testuar efektin e viagres te femrat nuk janë aq premtuese.

Por, nëse viagra nuk u ndihmon femrave për epsh seksual, a mundet që të shkaktojë dëme? Dr. Clare thotë po!

“Të njëjtat efekte anësore mund të shfaqen te dy gjinitë që përdorin viagra, disa prej të cilave përfshijnë dhimbjet e kokës, problemet me tretje, lëkurë më të acaruar, marramendje dhe diarre. Në raste më serioze, ky ilaç mund të shkaktojë sulm në zemër ose tru”, shpjegon ajo.

Thënë më thjesht, nuk ia vlen që femrat të përdorin viagra vetëm për të shikuar se çfarë ndodh – një natë e kaluar me marramendje dhe diarre është mjaftueshëm e keqe, lëre më nëse pësoni sulm në zemër! /Telegrafi/

Exit mobile version