Telegrafi

Gustafsson: Do të luajmë për të fituar (Video)

Jens Gustafsson, trajner i Norrkopingut, në konferencën e mbajtur një ditë para takimit me Prishtinën, ka thënë do të hynë në fushë për të fituar, pavarësisht rezultatit që kanë nga takimi i parë.

“Jemi të vetëdijshëm për rezultatin që është në favor tonin, por megjithatë ne do të hymë sikur rezultati është 0:0 dhe synojmë fitoren këtu. Pra do të ketë lojë dhe aksione shumë të mira”, tha Gustafsson.

Ai ka falënderuar për mikpritjen dhe gjithçka tjetër në Kosovë, për çka u shpreh se vërtetë janë të befasuar për të mirë dhe njoftoi se është diçka që nuk e kanë pritur, raporton KosovaPress.

Prishtina garon për herë të parë në Ligën Evropiane. Takimin e parë e ka zhvilluar në Suedi nga Norrkoping, ku ka humbur me rezultat të thellë 5-0. Takimi kthyes zhvillohet nesër në Stadiumin “Adem Jashari”.