Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 1-3 ndeshjen e tyre në udhëtim te Guingampi.
Skuadra e Thomas Tuchel ka arritur të rikthehet në lojë dhe ta fitojë ndeshjen e javës së dytë në Ligue 1 ndaj Guingampit.
Golat në këtë ndeshje u shënua nga Nolan Roux (20′) për vendasit, ndërsa Neymar (53′) dhe Kylian Mbappe (82′, 90′) për PSG-në.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi brazilian, Neymar, i cili u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e vendasve, Jordan Ikokoi, që u vlerësua me 5.6. /Telegrafi/
Guingamp:
PSG: