Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat 3-0 si mysafir i Guingampit në xhiron e dytë të Ligue 1.
Nuk ka dyshim se kjo ishte mbrëmja e Neymarit, i cili ishte i përfshirë në dy golat e parë dhe e shënoi të tretin.
Ekspertët e kanë vlerësuar sulmuesin brazilian me notën 10 në debutimin e tij për PSG-në.
Edinson Cavani është lojtari i dytë më i vlerësuar me notën 8.9.
Më poshtë mund të shikoni vlerësimin e plotë të lojtarëve. /Telegrafi/