Telegrafi

Guineja Ekuatoriale më e mirë në penallti se Mali, kalon në mesin e tetë më të mirave të Afrikës

Ndeshja mes Malit dhe Guinesë Ekuatoriale nuk solli gola për 120 minuta, duke bërë që fituesi të zgjidhet me penallti, ku fitues dolën Guineja.   

Pjesa e parë nuk soli shumë gjëra, përveç se dy kërkesa për penallti nga të dyja ekipet, por gjyqtari heshti.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 58-të për Malin, kur Yves Bissouma pasoi te Mohamed Camara i cili nuk ishte i saktë.

Camara tentoi edhe një herë në minutën e 81-të, por sërish pa sukses, duket bërë që skuadrat të shkojnë në vazhdime.

As pas 30 minutave në të dyja pjesët, nuk kishte gola dhe penalltitë vendosën fituesin.

Pas ekzekutimit të penalltive më të mirë ishin Guineja Ekuatoriale që kaluan në çerekfinale. /Telegrafi/