Telegrafi

Guild Eagles mposhten në finale dhe nuk e arrin kualifikimin për ESL Pro League

Ëndrra për të luajtur në ESL Pro League për Guild Eagles nuk është realizuar pasi që kanë humbur në ndeshjen finale.

Finalja e kualifikimeve për ESL Pro League, i takoi ekipit hungarez Pera që fituan me rezultat 2-0.

Përballjet u zhvilluan në “Mirage” dhe “Ancient” ku në të dyja ekipi ynë pësoi humbje.

Në “Mirage”, Pera triumfoi 13:11 duke marrë avantazhin e parë, ndërsa në “Ancient” u zhvillua një përballje e fortë me katër vazhdime, e që në fund Pera triumfoi 25:23.

Ekipi hungarez kualifikohet në ESL Pro League, ndërsa Guild Eagles do të tentojë të sigurojë kualifikimin për Major në turnetë e radhës. /Telegrafi/