Site icon Telegrafi

Gugash Magani bëhet trajneri i gjashtë i larguar këtë edicion, momentet dhe rezultatet që i larguan nga puna

Superliga sa po shkon dhe po nxehet, me ndeshjet që po jenë shumë interesante, ndërsa karriget e trajnerëve po vazhdojnë të lëkunden.

I fundit që dha dorëheqje nga pozita e trajnerit është Gugash Magani i Trepçës ’89 dhe këtë e deklarojë menjëherë pas humbjes me Prishtinën.

“Kam punuar me maksimumin tim. Por, në fund fare rezultatet janë kryesore dhe vendosin. Unë tashmë i kam konfirmuar kryesisë së klubit dorëheqjen”, tha trajneri shqiptar pas ndeshjes.

Magani është trajneri i gjashtë i larguar këtë edicion.

Sulejman Starova dhe Gugash Magani, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Teuta

Xhiro e tretë kishe bërë që dy trajnerë të largohen, madje nga e njëjta ndeshje. Fituesit e Feronikelit larguan Sulejman Startovën, ndërsa humbësit e Ballkanit pranuan ‘dorëheqjen ‘ e Bekim Shotanit, në përballjen që ishte mbyllur 1-0.

Në xhiron e pestë pa punë mbeti trajneri kampion, Bekim Isufi, i cili siç duket tani, kishte humbur besimin e skuadrës, që pësoi shumë humbje në atë kohë, ndërsa me Shpëtim Duron është këndellur Drita.

Liria largoi Beajdin Gjinali në xhiro e shtatë, por as tani nuk është këndellur, shkruan Telegrafi.

Largimi më i ‘dyshimtë’ ishte ai i Bylbyl Sokolit, i cili pas humbjes nga Prishtina, nuk dha dorëheqje, por pas disa ditësh u shkarkua nga klubi.

Pas ndeshjes ai ishte sulmuar, nga persona që ende nuk janë gjetur.

Largimi i fundit është ai i Gugash Maganit, që erdhi po ashtu pas humbjes me Prishtinën në kryeqytet. /Telegrafi/ 

 Sulejman Starova (Xhiro e tretë)

Bekim Shotani (Xhiro e tretë)

Bekim Isufi (Xhiro e pestë)

Bylbyl Sokoli (Xhiro e nëntë)

Beajdin Gjinali (Xhiro e shtatë)

Gugash Magani (Xhiro e 13-të)

Exit mobile version