Telegrafi

Guerrillas fitojnë turneun e Call of Duty League Major 2

Ekipi i Guerrillas u ngritën nga ‘losers bracket’ për të fituar titullin e Call of Duty League Major 2.

Duke hyrë në aksionin e së dielës, ekipi Guerrillas kishin rrugën më të gjatë nga të katër skuadrat që ishin ende në garë.

Guerrillas mundën ekipin Florida Mutineers në raundin 4 të ‘losers bracket’, pastaj morën hak ndaj ekipit Boston Breach në finalen e ‘losers bracket’ dhe më pas mahnitën ekipin favorit Atlanta në finalen e madhe në një ndeshje “best-of-nine”, në turneun e organizuar në qytetin Prior Lake të Minnesotas.

Ndeshja finale ndërmjet Guerrillas dhe Atlanta ishte një ndeshje e ngushtë dhe përplot emocione, që në fund përfundoi me fitoren e ekipit Guerrillas me rezultat 6-4.

Turneu Call of Duty League Major 2 shpërndau çmime në vlera rreth 455 mijë euro, ku prej tyre 182 mijë euro shkuan për vendin e parë ekipin Guerrillas. /Telegrafi/