Telegrafi

Guedes tregon pse e refuzoi Unitedin e Jose Mourinhos

Blerje e re e PSG-së, Goncalo Guedes, ka treguar se pse e ka refuzuar Manchester Unitedin.

Ish futbollisti i Benficas, ka pasur oferta nga të dy klubet por ka vendosur të vazhdojë në Paris.

“Dëshira ima ka qenë gjithmonë Parisi”.

“E di që futbolli anglez dhe ai francez janë ndryshe, por besoj që në moshën time të jesh në Paris është një arritje e madhe për një të ri”.

“Edhe Manchesteri do të më ndihmonte, por këtu ndjehem si në shtëpi më shumë se në Angli”, ka thënë Guedes. /Telegrafi/