Lëndimi i Erling Haaland nuk është serioz dhe këtë e konfirmuar sot trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Haaland doli në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe shqetësoi tifozët.
Guardiola, i cili e hoqi norvegjezin nga lista kundër Leicesterit, konfirmoi se lëndimi i tij nuk ishte shaka. Megjithatë, gjërat nuk janë aq të këqija.
Guardiola në konferencën e sotme për shtyp ka konfirmuar se Haaland është më i mirë, pas goditjes që mori ndaj Dortmundit dhe se duhet të kthehet në fushë kundër Fulhamit në fundjavë.
“Erling nuk do të jetë për nesër kundër Sevillas, por ai ndihet shumë më mirë. Ai ende nuk është 100 për qind dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duam të rrezikojmë për nesër. Ne presim që ai të kthehet për Fulham”, ka thënë Guardiola për mediat.
Man City do të luajë nesër kundër Sevillas ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ‘qytetarët’ tashmë e kanë siguruar vendin e parë në grup./Telegrafi/