Telegrafi

Guardiola jep përgjigje për qytetin e Mançesterit që do tu pëlqejë edhe tifozëve të United

Pep Guardiola ka thënë se është duke e shijuar jetën në Mançester. 

Këtë vit në qytetin e Mançesterit janë dy nga trajnerët më të mëdhenj në botë, pasi te Manchester United gjendet Jose Mourinho, ndërsa te City, Pep Guardiola.

Guardiola është pyetur për jetën në këtë qytet dhe ai ka dhënë një përgjigje krejt e kundër me atë të Mourinhos.

“ Jam këtu dhe jam duke punuar shumë mirë. I ndjej tifozët dhe njerëzit që tua ndjen për mua. Jam i lumtur, jam shumë i lumtur”.

“Në këtë periudhën e fundit nuk isha aq i lumtur pasi ne nuk fitonim”.

“Jeta jonë varet nga rezultatet”, ka Guardiola. /Telegrafi/