Telegrafi

Guardiola flet për transferimin e Ronaldos te Man Utd: Nuk jam i trishtuar, lajm i mirë që u kthye në Ligën Premier

Trajneri  Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk është aspak i trishtuar nga mos ardhja e Cristiano Ronaldos në skuadrën e tij.

Lojtari ishte i lidhur me një kalim te ManCity, por ai ka vendosur të kthehet në Man United, pas shumë vitesh.

“Ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe unë vetëm mund të falënderoj klubin që gjithmonë është përpjekur të sjellë këtu lojtarët më të mirë”.

“Nuk ka zhgënjim për mos ardhjen e Cristiano Ronaldos, përkundrazi, është mirë që ai është kthyer në Ligën Premier. Është një lajm i mirë”, ka thënë Guardiola.

Manchester City këtë vit ka kërkuar një sulmues, ku deri tani ka dështuar ta marr, pasi edhe Harry Kane ka vendosur të luajë me Tottenhamin edhe këtë sezon. /Telegrafi/