Site icon Telegrafi

Guardiola flet për të ardhmen e Riberys

Pep Guardiols nuk sheh arsye që Franck Ribery të mos e vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munichun.

Anësori francez ka kaluar nëntë vite në Allianz Arena dhe sipas Guardiolas nuk është larg prej mendjes që ai të rinovojë.

“Unë tashmë kam folur pak me Bayernin për kontratën e re”.

“Dua që të qëndroj këtu edhe dy vite të tjera”, u shpreh Ribery në një intervistë kohë më parë.

Dhe atij i shtoi edhe Guardiola vullnetin për të qëndruar, duke ia rekomanduar këtë vendim si më të mirin për të.

“Eshtë ide e mirë. Vetëm shikojeni Pizzarron. Ai është 37 vjeç dhe luan ende në formë të lartë. Nëse ai nuk është i lënduar, atëherë ai ka shumë energji”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Exit mobile version